Mäkijärvi: Më shumë të rinj të sëmurë në spitale nga virusi i ri
Markku Mäkijärvi, mjeku kryesor në distriktin e Helsinkit dhe Uusimaa, ka frikë se bllokimi trejavor i qeverisë nuk është i mjaftueshëm për të qetësuar përhapjen e infeksionit pasi varianti i ri i virusit mori përmasa të gjera.
Pasi varianti britanik i virusit përhapur më lehtë fitoi një vend në Uusimaa, pacientët e spitalit janë bërë gjithnjë e më të rinj.
Mjeku kryesor, Markku Mäkijärvi, deklaroi se ka frikë që masat e ndërmarra nga qeveria nuk janë të mjaftueshme dhe propozon një masë shtesë: një shtetrrethimi midis orës 21.00 dhe 06.00
“Mosha e pacientëve ka ndryshuar ditët e fundit dhe ne shohim më shumë njerëz të rinj dhe të moshës së mesme që sëmuren rëndë”, deklaroi Mäkijärvi.
Ndryshimi është ndoshta për shkak të variantit të ri të virusit, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Mäkijärvi është i shqetësuar për pacientët gjithnjë e më të rinj me koronavirusi.
“Ne marrim shumë informacione nga qytetarët që tregojnë se si fëmijët kanë sjellë në shtëpi infeksionin nga shkolla ose kopshti ditor me pasojë për prindërit ose për gjyshërit e sëmurë e që duhet të kujdesen në spital ose madje edhe të marrin kujdes intensiv, thotë Mäkijärvi.
Një problem sipas Mäkijärvi në këtë kontekst është mënyra në të cilën regjistrohen rastet e infeksionit.
Infeksioni zinxhiror në shkolla regjistrohen vetëm kur ndodhin midis nxënësve në shkollë, por nëse fëmija sjell infeksionin në shtëpi, rasti regjistrohet si një infeksion brenda familjes.
Mënyra në të cilën regjistrohen rastet e infeksionit nuk jep vërtet një pasqyrë të saktë të infeksionit zinxhiror.
“Lidhja me shkollën ose vendin e punës zhduket në statistikat në rast se dikush mbart virusin në shtëpi dhe infekton anëtarët e familjes”, thotë Mäkijärvi.
Ndërkaq lidhur me vendimin e qeverisë për masat e marra për kufizimin e aktiviteteve prej tre javësh Mäkijärvi thotë se shpreson që masat të jenë të mjaftueshme.
Por ndërkohë shpreh dyshimin nëse epidemia nuk fillon të zbutet brenda dy javësh, ka të ngjarë që ne do të duhet të marrim masa të mëtejshme, dmth nivelin tre në strategjinë kombëtare ndaj koronavirusit, e cila, për shembull, do të nënkuptojë një shtetrrethim.
Lidhur me këtë ide është diskutuar jozyrtarisht në rrethe të caktuara se një vendim për këtë gjendje mund të jetë një alternativë e mundshme./RTKLive























