13:32 / 03.03.2021
Finlandë, 797 infeksione të reja me COVID-19
Sipas statistikave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies (THL), 797 infeksione të reja me koronavirus u raportuan në Finlandë, brenda 24 orëve.
Deri më tani janë 59,442 raste me infeksione të koronavirusit, që janë raportuar në Finlandë.
Numri më i lartë i infeksioneve ka ndodhur në Helsinki (218 infeksione të reja), Vantaa (96), Turku (66), Espoo (59) dhe Rauma (55), njofton Hs, transmeton RTKLive.























