Disa të vrarë gjatë protestave të demokracisë në Mianmar
Junta ushtarake në Mianmar vazhdoi të mërkurën për t`iu përgjigjur protestave demokratike me forcë vdekjeprurëse.
Në të dy qytetet të vendit, Rangoon dhe Mandalay, forcat e sigurisë qëlluan ashpër ndaj protestuesve.
Edhe në qytetin më të vogël, Myingyan, në qendër të Mianmarit, një person humbi jetën.
“Ata hapën zjarr mbi ne me municion të mprehtë. Një person u vra. Ai është i ri, një djalë adoleshent. Është qëlluar në kokë”, thotë studenti aktivist, Moe Myint Hein, i cili vetë u qëllua në këmbë.
Të paktën 24 aktivistë të demokracisë deri tani janë vrarë që nga grushti i shtetit ushtarak i 1 shkurtit.
Të mërkurën, të paktën 300 protestues u arrestuan, nga forcat e sigurisë që goditën disa protesta në Rangoon, raporton agjencia e pavarur e lajmeve Myanmar Now./RTKLive























