Suedi, përkeqësohet situata me koronavirus
BKT
   Bota

Suedi, përkeqësohet situata me koronavirus

Gjendja e tanishme me COVID-19, në Suedi, veçmas në Stokholm, është përkeqësuar shumë.

"Ne kemi një valë të tretë të përhapjes së infeksionit dhe ajo është këtu tani", thotë ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shëndetit dhe Shërbimeve Mjekësore, Johan Bratt, në rajonin e Stokholmit, në një konferencë për shtyp, transmeton RTKLive.

Në tre javët e fundit, numri i rasteve të gjetura në rajonin e Stokholmit është pothuajse dyfishuar.

Gjatë javës së tetë, 6,336 raste të reja të covid-19 u shfaqën në Stokholm.

Tri javë më parë, gjatë javës së pestë, kishte vetëm 3,225 raste të reja.

Rënia e numrit të pacientëve që kishin nevojë për kujdes për covid-19, pas Vitit të Ri është prishur dhe numri i pacientëve me covid-19 ka filluar të ngritet përsëri lart./RTKLive