Venezuelë, mbërrin dërgesa e parë e vaksinës kineze Sinopharm
"Njoftoj me një gëzim të madh se në Venezuelë ka mbërritur dërgesa e parë prej 500 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 nga Kina", tha presidenti venezuelas, Maduro.
Në aeroportin ndërkombëtar "Simon Bolivar" në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas mbërriti dërgesa e parë prej 500 mijë doza të vaksinës Sinopharm të zhvilluar nga Kina kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Në një postim nga llogaria në Twitter presidenti venezuelas, Nicolas Maduro shprehu falënderime ndaj presidentit të Kinës, Xi Jinping. "Njoftoj me një gëzim të madh se në Venezuelë ka mbërritur dërgesa e parë prej 500 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 nga Kina. Është një lajm i shkëlqyeshëm që na gëzon. Së shpejti do të fillojmë vaksinimin masiv për popullin tonë", tha Maduro.
Zv.presidentja Delcy Rodriguez e cila bashkë me ambasadorin e Kinës në Karakas, Li Baorong, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të vaksinave tha se bashkë me vaksinat kanë mbërritur edhe 17 mijë tonë pajisje mjekësore.
Ministria e Shëndetit Publik njoftoi se ka miratuar përdorimin e vaksinës Sputnik V që Rusia ka zhvilluar kundër COVID-19.
Në Venezuelë popullsia e së cilës arrin në 29 milionë banorë, deri më tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 1.353 persona ndërsa janë regjistruar 139.934 raste.























