Brazili regjistron numrin më të lartë ditor të vdekjeve që nga fillimi
BKT
   Bota

Brazili regjistron numrin më të lartë ditor të vdekjeve që nga fillimi

Brazili ka regjistruar numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Të dhënat treguan se 1 641 njerëz kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit.

Shifra më e lartë e regjistruar datonte më 29 korrik 2020 me 1 595 persona.

Brazili ka regjistruar gjithsej 257 361 vdekje në lidhje me Covid-19.

Gati 60 000 infeksione të reja u regjistruan në 24 orët e fundit.

Brazili, i cili filloi fushatën e vaksinimit në janar, është një nga vendet më të prekura nga pandemia në të gjithë botën.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili minimizoi ashpërsinë e virusit që nga fillimi i shfaqjes së tij, kohët e fundit vuri në dyshim nevojën themelore për një vaksinë të koronavirusit si e vetmja shpresë./atsh