Google premton të heqë ndjekjen e personalizuar të reklamave

Google premton të heqë ndjekjen e personalizuar të reklamave

Gjiganti i teknologjisë “Google”, ka premtuar të mos zhvillojë asnjë mënyrë të re për të ndjekur përdoruesit individualë për reklama sapo të heqë mënyrën e saj aktuale.

“Google” është një nga shitësit më të mëdhenj të reklamave në botë dhe gjithashtu zotëron shfletuesin më të popullarizuar në botë, Chrome, por po ndjek ofruesit e tjerë të shfletuesve duke eleminuar cookies, në gjurmimin e palëve të treta, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Kjo lëvizje tashmë po shikohet nga autoriteti i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve, pati deklaruar në janar se plani i “Google” për të hequr cookies, i cili në mënyrë efektive do të ndante më pak informacion me reklamuesit, e kjo mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në tregun e reklamave dhe faqeve të internetit.

Një grup tregtarësh që kundërshtojnë idenë, pretendojnë se Google do të fitojë një avantazh duke eleminuar cookies, sepse ka mënyra të tjera për të marrë informacione personale nga përdoruesit.

Çfarë ka në një cookie?

‘Cookies’ përkohësisht ruajnë sasi të vogla informacioni rreth asaj që një përdorues po bën në një faqe në internet dhe janë një pjesë e rëndësishme e internetit modern.

Për shembull, ata mund të “mbajnë mend” gjëra, të tilla si çfarë ka në një shportë online ose nëse një përdorues është i regjistruar.

Çfarë thotë Google?

Disa kritikë kishin qenë të shqetësuar se plani i Google për të ndaluar këto cookies do të parandalonte rivalët e tij nga ndërtimi i katalogëve të dobishëm të informacionit për shënjestrimin e reklamave, por që vetë Google ende mund të jetë në gjendje ta bëjë këtë.

Google, i cili do të vazhdojë të shesë reklama, argumenton se ai dhe kompanitë e tjera duhet të gjejnë një zgjidhje që “jep rezultate” për reklamuesit.

Tani thuhet se njerëzit nuk duhet të gjurmohen në mënyrë invazive në mënyrë që të “marrin përfitimet” e reklamave të synuara.