Liderja e opozitës bjelloruse: Zgjedhjet e reja për të dalë nga kriza
Liderja e opozitës, Svyatlana Tsihanouskaya, e cila vizitoi Helsinkin, hodhi dritë mbi besimin e saj në një zgjidhje përmes dialogut, ndonëse "Kremlini vendosi të mbështesë dhunën".
Svyatlana Tsihanouskaya, e cila sfidoi presidentin autoritar të Bjellorusisë Alexander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të gushtit të kaluar, thotë se ajo ende beson në një zgjidhje të krizës në Bjellorusi, e cila mund të arrihet përmes dialogut.
Ajo thotë se qëllimi i saj është të mbajë zgjedhje të reja në Bjellorusi sa më shpejt vjeshtën e ardhshme, njoftojnë mediet finlandeze, transmeton RTKLive.
Gjatë vizitës së saj në Finlandë, Tsihanouskaja u takua me presidentin, Sauli Niinistö, kryeministren, Sanna Marin dhe ministrin e Jashtëm, Pekka Haavisto.
“Ne ramë dakord që e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike dhe humanitare në Bjellorusi janë zgjedhjet e reja dhe se negociatat duhet të fillojnë për t'i mbajtur ato," tha Tsihanouskaya në një intervistë në Helsinki pas takimeve.
“Adresa më e mirë për këto negociata midis njerëzve dhe administratës është OSBE, dhe ne shpresojmë të përfshijmë Rusinë, Ukrainën dhe vendet tona të tjera fqinje, sidomos Finlandën, e cila ka përvojë bashkëpunimi midis Lindjes dhe Perëndimit”, deklaroi ajo.
Sipas Tsihanouskaya, udhëheqja finlandeze do të mbështesë sanksionet e reja të BE-së kundër Bjellorusisë dhe premtoi se do të rishqyrtojë bashkëpunimin me kompanitë që mbështesin regjimin e Lukashenkos./RTKLive























