11:35 / 04.03.2021
Princi Filip është operuar në zemër
Princi britanik Filip, 99 vjeç, i është nënshtruar një operacioni në zemër.
Kjo u bë e ditur përmes një deklarate nga Pallati Buckingham.
Operacioni duhet të ketë shkuar mirë dhe princi, burri i mbretëreshës Elizabet, tani do të qëndrojë në spital për disa ditë.
Princi Filip ka qëndruar në spital për pak më shumë se dy javë dhe së fundmi u transferua në një klinikë zemre.
Në vitin 2011, ai iu nënshtrua një operacioni bajpas. Është e paqartë nëse operacioni aktual ka ndonjë lidhje me këtë.
Të dy, Filip dhe Elizabet kanë marrë dozat e tyre të para të vaksinës kundër covid-19.
Më 10 qershor, princi Filip mbush 100 vjeç./RTKLive























