Sllovakia bart pacientët me covid jashtë vendit për trajtim
BKT
   Bota

Sllovakia bart pacientët me covid jashtë vendit për trajtim

Spitalet e Sllovakisë janë plot me pacientë me koronavirus, kështu që tani pacentët e parë me COVID-19 janë zhvendosur në Poloni, në një përpjekje për të lehtësuar presionin mbi kujdesin shëndetësor.

Polonia dhe Gjermania kanë ofruar ndihmë, duke marrë nga dhjetë pacientë sllovakë, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Në javën e kaluar, Sllovakia ka raportuar numrin më të lartë në botë të vdekjeve me COVID-19 për kokë banori, pavarësisht nga kufizimet që janë vendosur për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

Rreth 4,000 njerëz me koronavirus janë nën kujdesin shëndetësor.

Të mërkurën, masat kundër virusit u shtrënguan, gjë që nënkuptohej për rregullat më të rrepta për lëvizjen e lirë të njerëzve.

Megjithatë, qeveria ka kërcënuar masa të mëtejshme nëse situata nuk do të përmirësohet deri më 21 mars.

Sllovakia, me rreth 5.5 milion banorë, ka regjistruar 7,560 vdekje në covid-19 që nga fillimi i pandemisë./RTKLive