Finlandë, 758 raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Finlandë, 758 raste të reja me COVID-19

Instituti i Shëndetit dhe Mirëqenies regjistroi të enjten 758 raste të reja të koronavirusit.

Rreth 7.3 për qind e popullsisë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Rreth 60.200 njerëz janë infektuar me covid-19 që nga fillimi i epidemisë vitin e kaluar, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Nga rastet, 1,274 janë shkaktuar nga variante të reja, të cilat janë më ngjitëse.

Incidenca vazhdon të rritet dhe tani është 138.4 raste për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit krahasuar me 94.3 gjatë periudhës së mëparshme prej dy javësh.

Një total prej 7,670 rastesh të reja me koronavirus janë regjistruar në 14 ditët e fundit.

Sipas shifrave të së mërkurës, deri më tani 759 persona kanë vdekur nga covid-19.

Aktualisht, 258 pacientë me koronavirus janë nën kujdesin spitalor, 37 prej tyre në kujdes intensiv.

Ndërkohë që 404,000 persona ose 7.3 për qind e popullsisë, deri më tani kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës kundër koronavirusit, bën të ditur Institutit për Shëndet dhe Mirëqenie./RTKLive