Nigeri, ushtria shpëton 26 punonjës humanitarë nga Boko Haram
BKT
   Bota

Nigeri, ushtria shpëton 26 punonjës humanitarë nga Boko Haram

Pas sulmit, ushtria nisi një operacion kundër terroristëve.

Ushtria nigeriane ka shpëtuar 26 punonjës humanitarë të cilët ishin rrëmbyer nga terroristët e Boko Haram-it në verilindje të vendit.

Pjesëtarët e Boko Haram-it sulmuan të hënën qarkun e qytetit Dikwa në shtetin Borno rreth orës 18:30 sipas kohës lokale.

Pas sulmit, ushtria nisi një operacion kundër terroristëve, njoftuan mediat lokale.

Gjatë operacionit, 20 punonjës humanitarë meshkuj dhe 6 femra të rrëmbyera nga grupi u shpëtuan dhe iu dorëzuan qeverisë në Maiduguri, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Bornos.

Boko Haram nisi një kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në verilindje të Nigerisë, duke përhapur më vonë mizoritë e saj në Niger, Çad dhe Kamerun, e cila shkaktoi reagime ushtarake.

Më shumë se 30 mijë persona janë vrarë dhe gati 3 milionë janë zhvendosur në një dekadë të aktiviteteve terroriste të Boko Haram-it në Nigeri, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët thotë se dhuna e kryer nga Boko Haram ka prekur rreth 26 milionë njerëz në rajonin e Liqenit Çad dhe ka zhvendosur 2.6 milionë të tjerë.