​Izraeli, Austria dhe Danimarka do të formojnë një fond për vaksinat
BKT
   Bota

​Izraeli, Austria dhe Danimarka do të formojnë një fond për vaksinat

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli, Austria dhe Danimarka do të formojnë një fond të përbashkët për kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave COVID-19.

"Ne do të krijojmë një fond të përbashkët kërkimi dhe zhvillimi dhe do të diskutojmë mundësinë e investimeve të përbashkëta në objektet e prodhimit të vaksinave," tha ai në një konferencë shtypi me kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe kryeministrin danez Meta Frederiksen.

Ai ftoi vendet e tjera të bashkohen me ta, raporton Reuters.