Shpërthen koronavirusi në Itali, mbi 22 mijë raste të reja
BKT
   Bota

Shpërthen koronavirusi në Itali, mbi 22 mijë raste të reja

Mbrojtja Civile në Itali ka publikuar raportin për 24 orët e fundit të testimeve më Covid-19.

Nga 339,635 teste kanë rezultuar pozitivë 22,865 persona.

Ndërsa 339 njerëz e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Në krahasim me ditën e djeshme, janë 9,018 më tepër persona të prekur nga virusi famoz, shkruan Indeksonline.

Me këtë ritëm, Italia rrezikon të futet në krizë shtetërore me cilën u ballafaqua edhe vitin e kaluar.