19:09 / 04.03.2021
Stoltenberg shpreh ngushëllime për martirët nga rrëzimi i helikopterit
Në një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehu ngushëllimet e tij për rrëzimin vdekjeprurës të helikopterit ushtarak në Turqinë lindore, ku u martirizuan dhjetë ushtarë, transmeton Anadolu Agency.
Ministri e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se numri i ushtarëve të martirizuar nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në Turqinë lindore është rritur në 10 pasi një ushtar iu nënshtrua plagëve të tij.























