07:22 / 05.03.2021
Zelandë e re, tërmet me magnitudë 8, paralajmërim për cunami
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8, ka goditur anën lindore të Ishullit të Veriut të Zelandës së Re, duke nxitur një paralajmërim për cunami.
Menjëherë pas, Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të vendit, ka lëshuar një urdhër evakuimi masiv për banorët e bregut lindor.
Tërmeti i fuqishëm ishte i treti i regjistruar brenda ditës, pas tërmetit të mëngjesit 7.2 ballë, të pasuar nga një tërmet tjetër në Paqësor, transmeton tv,klan.al.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti i fundit e kishte epiqendrën afër Ishujve të largët Kermadec në një thellësi prej 19 kilometrash.
Sistemi i Paralajmërimit të Cunamit në SHBA gjithashtu t























