Një protestues u qëllua për vdekje në Mandalay
BKT
   Bota

Një protestues u qëllua për vdekje në Mandalay

Policia ka qëlluar për vdekje një protestues në qytetin e dytë të Myanmarit, Mandalay, i cili ishte duke protestuar kundër juntës ushtarake të vendit, raporton Reuters duke iu referuar dëshmitarëve dhe mediave lokale.

I riu u qëllua në qafë dhe vdiq menjëherë, transmeton RTKLive.

Më herët, gjatë ditës, një grup i madh njerëzish kishin marshuar paqësisht nëpër qytet dhe kishin brohoritur: "Epoka e Gurit ka mbaruar, ne nuk kemi frikë nga kërcënimet tuaja".

Sipas OKB-së, më shumë se 50 njerëz janë vrarë që koha kur u bë grusht shteti ushtarak më 1 shkurt, kur udhëheqësi i zgjedhur Aung San Suu Kyi dhe një numër i madh i politikanëve të tjerë civilë u vendosën në arrest shtëpiak.

Marrja e pushtetit me dhunë dhe aktet brutale ndaj civilëve janë dënuar nga OKB dhe një numër i madh vendesh./RTKLive