Suedi, sulmuesi që plagosi 7 persona mohon veprën e kryer
BKT
   Bota

Suedi, sulmuesi që plagosi 7 persona mohon veprën e kryer

Është arrrestuar 22-vjeçari, i cili dyshohet për përpjekje për vrasje të 7 personave, që shkaktoi dramë në Vetlanda të Suedisë.

Personi i arrestuar, gjatë seancës së arrestimit, mohoi çdo keqbërje.

Gjatë seancës së arrestimit në Gjykatën e Rrethit- Eksjö, të premten në mëngjes, 22-vjeçari ishte i pranishëm.

Përmes avokatit të tij, Christian Berntö, ai kundërshtoi arrestimin, duke mohuar aktin e therjes me thikë të qytetarëve, që ishin kalimtarë të rastit, njoftojnë mediet suedeze.

Personi i arrestuar, akuzohet për dyshimin për shtatë vrasje në tentativë, transmeton RTKLive.

I arrestuari është me origjinë nga Afganistani, i cili ka kërkuar strehim në Suedi që në 2016-tën

Bëhet e ditur se i njëjti person është injohur për policinë për probleme të vogla./RTKLive