15:37 / 05.03.2021
Finlandë, 704 raste të reja me koronavirus
Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie njofton se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 704 raste të reja me koronavirus.
Kjo do të thotë që 60,904 njerëz në Finlandë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, që nga fillimi i epidemisë, njoftojnë mediet finlandeze, transmeton RTKlive.
Incidenca vazhdon të rritet dhe tani është 143.1 raste për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit, krahasuar me 96.5 gjatë periudhës së mëparshme prej dy javësh.
Ndërkohë që rreth 7,935 rastesh të reja me koronavirus janë regjistruar në 14 ditët e fundit. Incidenca është më e larta në Åland, ku është 427.7. /RTKLive























