15:45 / 05.03.2021
Princi Philip përsëri në spitalin privat
Princi Britanik Philip, burri 99-vjeçar i mbretëreshës Elizabeth, është transferuar përsëri në një spital privat, pasi i është nënshtruar një operacioni në zemër.
"Duka pritet të qëndrojë në spital për disa ditë për trajtim të mëtejshëm", njoftohet përmes një deklarate nga Pallati Buckingham.
Philip ka qëndruar në spital pak më shumë se dy javë dhe, së fundmi, u zhvendos në një klinikë zemre, ku iu nënshtrua një operacioni.
Më 10 qershor, Princi Philip mbush 100 vjeç./RTKLive























