Itali, mbi 24 000 raste COVID-19 në 24 orët e fundit
Italia regjistroi sot sërish rritje në rastet pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, me mbi 24 000 të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konstatuara në vend, që nga fillimi i epidemisë, në 3 023 129.
Viktimat, + 297 sot, janë një shifër në rënie, por që po i afrohet gjithnjë e më shumë pragut të frikshëm të 100 000 vdekjeve (99 271).
Gjithashtu, në rritje është edhe numri i pacientëve në kujdesit intensiv Covid, me më shumë se 200 në ditë, sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë. Numri total i tyre është sërish mbi 2 500 (2 525).
Pranimet ditore në reanimacion janë 222 (dje ishin 232).
Në pavijonet e zakonshme Covid ka 20 374 pacientë, me një rritje prej 217 njësish krahasuar me dje.
Shkalla e pozitivitetit është 6.3%, rënie 0.4 nga 6.7% dje./atsh























