FT: BE bashkëpunim me SHBA për miliona doza të vaksinës së AstraZeneca

FT: BE bashkëpunim me SHBA për miliona doza të vaksinës së AstraZeneca

Bashkimi Europian do të nxisë SHBA-në që të lejojë eksportimin e miliona dozave të vaksinës antiCOVID-19 “AstraZeneca” në Evropë, sipas “The Financial Times” që citon burime evropiane.

“Masa do të shërbejë për të mbushur mungesat e BE-së në furnizimin me vaksina dhe për të respektuar kontratat e furnizimit”, shkruan “The Financial Times”, duke shtuar se BE dëshiron, gjithashtu që Uashingtoni të garantojë një fluks të lirë të dërgesave të përbërësve të nevojshëm për prodhimin evropian.

“Komisioni Evropian është i bindur se mund të punojë me SHBA-në për të siguruar që të respektohen detyrimet kontraktuale të prodhuesve të vaksinave, të prodhuara ose të ambalazhuara në SHBA”, deklaroi një zëdhënëse e ekzekutivit të Bllokut, sipas “FT”.

Sipas po të njëjtit burim europian, eurokomisioneri Thierry Breton dhe homologu i tij amerikan, Jeff Zients, koordinatori i Task Forcë në Shtëpinë e Bardhë, do të bashkëpunojnë në zinxhirët e furnizimit të prodhimit të vaksinave./atsh