Mianmar, dy protestues u vranë nga policia
BKT
   Bota

Mianmar, dy protestues u vranë nga policia

Dy persona janë qëlluar për vdekje nga policia në Mianmar, për shkak se ishin pjesëmarrës në protesta kundër juntës ushtarake në qytetin Myitkyina.

Bëhet e ditur se edhe disa njerëz janë plagosur, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Pavarësisht dhunës ndaj tyre, protestuesit edhe një herë kanë dalë në rrugë në qytetet më të mëdha të Mianmarit, Rangoon dhe Mandalay, madje edhe në disa qytete më të vogla, pas një thirrjeje sindikale të popullsisë për të bërë një grevë të përgjithshme.

“Vazhdimi i punës si zakonisht është vetëm për të mirën e ushtrisë”, ishte ky një reagim i 18 sindikatave.

"Tani është koha për të vepruar në mbrojtje të demokracisë sonë," thuhet ndër të tjera, në deklaratën e tyre.

Këto sindikata bën thirrje për mosbindje civile, që i janë bashkuar mijëra punonjës publikë, duke shkaktuar një lloj paralize në administratën e shtetit për disa javë.

Më shumë se 50 njerëz janë vrarë dhe gati 1,800 janë arrestuar që nga fillimi i shkurtit, kur ushtria rrëzoi udhëheqësin popullor Aung San Suu Kyi dhe mori pushtetin./RTKLive