Shumë migrantë u shpëtuan pranë Ishujve Kanarie
BKT
   Bota

Shumë migrantë u shpëtuan pranë Ishujve Kanarie

Garda Bregdetare Spanjolle deklaron se 107 migrantë u shpëtuan nga anijet pranë Ishujve Kanarie gjatë fundjavës.

Deri më tani këtë vit, numri i migrantëve që përpiqen të arrijnë në arkipelagun spanjoll tejkalon dyfishin.

Të Shtunën, 56 migrantë u morën nga dy anije në ishujt Tenerife dhe Gran Canaria.

Të gjithë ishin burra nga vendet në jug të Saharasë. Ndërsa të dielën, 51 persona të tjerë u shpëtuan nga një anije e gjetur pranë Gran Canarias, ku në mesin e tyre ishin dy gra.

Rruga më e shkurtër nga kontinenti afrikan në ishujt spanjollë është nga Maroku, por shtrirja afërsisht 100 kilometra është e njohur për rrymat e saj të forta ujore dhe anijet shpesh janë të mbipopulluara dhe në gjendje të keqe.

Deri më tani këtë vit, numri i migrantëve që erdhën në Ishujt Kanarie është shumë se dyfishi në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në janar dhe shkurt, Ishujt Kanarie pritën 2,341 migrantë, një rritje prej 112 për qind krahasuar me të njëjtët muaj të vitit të kaluar, sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme spanjolle.

Vitin e kaluar, një total prej pak më shumë se 23,000 migrantësh erdhën në Ishujt Kanarie, që ishte tetë herë më shumë se gati 2,700 që mbërritën në 2019.

Fakti që gjithnjë e më shumë migrantë zgjedhin të përpiqen të shkojnë në Ishujt Kanarie është për shkak të mbikëqyrjes më të rreptë të bregdetit jugor spanjoll, i cili ka ulur në mënyrë dramatike numrin e migrantëve që kalojnë Mesdheun./RTKLive