Një njeri u arrestua për ndihmën e grupit terrorist në Paris
BKT
   Bota

Një njeri u arrestua për ndihmën e grupit terrorist në Paris

Një algjerian, i dyshuar si mbështetës i IS, është arrestuar në Bari të Italisë.

Ai akuzohet se ka dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë për autorët e akteve ekstremiste që në vitin 2015 morën 130 jetë njerëzish që tronditën Francën, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Personi i moshës 36-vjeçare dyshohet se ka siguruar ekstremistët, të cilët ishin të pajisur me armë zjarri dhe eksplozivë, si dhe me dokumente të falsifikuara.

Ata sulmuan sallën e koncerteve Bataclan, restorantet dhe zonën përreth arenës sportive Stade de France, një akt që tronditi të gjithë botën.

Hetuesit besojnë se burri i arrestuar ishte pjesë e një celule të IS me dy vëllezërit e tij, të cilët ishin aktivë në Francë dhe Belgjikë, sipas mediave italiane./RTKLive