Facebook bllokon mediat ruse që postonin lajme te rreme
BKT
   Bota

Facebook bllokon mediat ruse që postonin lajme te rreme

Mediat ruse kishin publikuar një shkrim të rremë se kinse në Vorenezh/Rusi, ishin ndaluar anëtarë të një grupit radikal ukrainas.

Të dy shkrimet në mediat ruse ishin shkruar duke u bazuar në njoftimet e FSB-së, njoftime që ishin pjesë e propagandës ruse kundër Ukrainës, propagandë e cila mundohet ta paraqes Ukrainën si shtet fashist që cenon sigurinë e minoritetit rusë në Ukrainë dhe më gjerë.

Facebook i kishte bllokuar artikujt e TASS dhe RBC pas raportimit të uebfaqes ukrainase StopFake, e cila kishte arritur tëdokumentoj që të ndaluarit nuk ishin të lidhur me grupet neo-naziste të Ukrainës dhe e gjithë kjo ishte shpifje e FSB-së.

Në realitet në Vorenezh nën akuzën për ekstremizëm ishin arrestuar tre banorë, rusë vendas, tëcilët nuk kishin asnjë lidhje me Ukrainën apo ndonjë organizatëekstremiste ukrainase. Tre rusët e arrestuar ishin pjesë e një organizate ekstremiste ruse dhe propaganda e shërbimeve ruse e kishte shfrytëzuar këtë arrestim për të sulmuar Ukrainën, se kinse Rusia po rrezikohet nga ekstremistet ukrainas.