Meksikë, në 5 vitet e fundit janë vrarë 17.715 gra
BKT
   Bota

Meksikë, në 5 vitet e fundit janë vrarë 17.715 gra

Në një raport të publikuar nga Sekretariati i Sistemit Kombëtar të Sigurisë Publike, thuhet se në Meksikë midis 1 janarit 2016 dhe 31 janarit 2021, 319.400 gra janë lënduar si rezultat i dhunës.

Në Meksikë që nga viti 2016 janë vrarë 17.715 gra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin e vendit, në një raport të publikuar nga Sekretariati i Sistemit Kombëtar të Sigurisë Publike, thuhet se në Meksikë midis 1 janarit 2016 dhe 31 janarit 2021, 319.400 gra janë lënduar si rezultat i dhunës.

Më tej thuhet se në periudhën në fjalë 17.715 gra u vranë dhe theksohet se pavarësisht nga hapja e proceseve gjyqësore, dhuna në vend u rrit çdo vit.

Në raport thuhet se jeta është bërë më e vështirë për gratë në vend, veçanërisht që kur filloi pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).