Emigrantëve nga Venezuela do të jepet "Statusi i Mbrojtjes së Përkohshme"
"Sekretari Alejandro Mayorkas futi Venezuelën në listën e vendeve për t`u dhënë statusin e mbrojtjes së përkohshme për 18 muaj deri në shtator 2022", bëri të ditur Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së.
Në SHBA administrata e presidentit Joe Biden njoftoi se afërsisht 320 mijë emigrantëve nga Venezuela në vend do t'u sigurohet "Statusi i Mbrojtjes së Përkohshme".
"Sekretari Alejandro Mayorkas futi Venezuelën në listën e vendeve për t'u dhënë statusin e mbrojtjes së përkohshme për 18 muaj deri në shtator 2022", bëri të ditur Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së.
Në deklaratë theksohet se emigrantët nga Venezuela që plotësojnë kërkesat dhe aktualisht janë në SHBA mund të aplikojnë për këtë status. "Ky vendim është për shkak të situatës së jashtëzakonshme dhe të përkohshme që parandalon njerëzit të kthehen në Venezuelë", thuhet në deklaratë.
Në deklaratë është tërhequr vëmendja në "Krizën humanitare e shkaktuar nga uria dhe kequshqyerja e përhapur, në rritjen e aktivitetit të grupeve të armatosura jashtështetërore, në presionin dhe infrastrukturën e shkatërruar në Venezuelë".
Në SHBA afërsisht gjenden 320 mijë emigrantë nga Venezuela.























