12:22 / 09.03.2021
Ky është shteti me numrin më të lartë të infektimeve me koronavirus
Nga të gjitha vendet që postojnë numra e rasteve me koronavirus deri më sot sot, Republika Çeke raporton numrin më të lartë të infeksioneve, me 10,466 raste të reja dhe 110 vdekje të reja, raporton The Guardian.
Deri më tani vendi ka raportuar gjithsej 1,335,815 raste të konfirmuara të koronavirusit, niveli i katërt më i lartë i infeksionit në botë për milion në njerëz, sipas shifrave të mbledhura nga faqes së internetit Worldometers, përcjell Albinfo.ch.
22,147 vdekje i japin këtij vendi nivelin e tretë më të lartë në botë të vdekjes nga virusi.
Ndërsa, Franca është shteti i dytë në këtë listë.























