Finlandë, 588 raste të reja me koronavirus
Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie raporton të martën 588 raste të reja të koronavirusit.
Kjo do të thotë se gjithsej 63,110 njerëz në Finlandë kanë rezultuar pozitivë që nga fillimi i epidemisë, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Që nga e premtja, rreth 1,295 nga të gjitha rastet e konfirmuara ishin variante të virusit të mutuar.
Sipas të dhënave të së hënës, rreth 774 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Finlandë.
Incidenca, pra numri i infeksioneve për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit, është 150 në të gjithë vendin.
Incidenca në Helsinki dhe Uusimaa është 306, në rrethin e Finlandës Jugperëndimore 197 dhe në rrethin Vaasa 99.
Që nga e hëna, afro 481.326 njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës, e cila korrespondon me rreth 8.6 për qind të popullsisë së vendit, ndërkohë që 84,726 njerëz morën edhe dozën e dytë./RTKLive























