Tunizi, fundoset anija me emigrantë- 39 të vdekur
BKT
   Bota

Tunizi, fundoset anija me emigrantë- 39 të vdekur

Të paktën 39 persona, përfshirë disa fëmijë, janë mbytur në një anije, në brigjet e Tunizisë, njofton Ministria e Mbrojtjes së Tunizisë.

Afro 165 persona janë nxjerrë nga uji, ndërkohë që operacioni i shpëtimit vazhdon, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Të dy anijett me të cilat udhëtuan migrantët - shumica prej tyre nga Afrika nën-Sahariane - dolën në det diku gjatë mbrënjes së djeshme.

Qëllimi ishte të shkonin në Evropë, sipas zëdhënësit të Rojës Bregdetare, Houcem Eddine Jebabli.

Në vitet e fundit, mijëra njerëz janë mbytur, ndërsa përpiqeshin të udhëtonin nga Afrika e Veriut, përtej Mesdheut për në Evropë./RTKLive