Britania e Madhe raporton 231 vdekje dhe 5.766 raste të reja me koronavirus
BKT
   Bota

Britania e Madhe raporton 231 vdekje dhe 5.766 raste të reja me koronavirus

231 vdekje të tjera të koronavirusit janë regjistruar në Britaninë e Madhe në 24 orët e fundit, raporton Sky News.

Totali i vdekjeve është më i lartë se numri i së hënës prej 65 - dhe krahasohet me 82 të regjistruar të dielën - por të dhënat shpesh janë më të larta për shkak të “vonesës” gjatë fundjavës në shifrat e raportimit.

Numri i rasteve të reja të regjistruara në 24 orët e fundit është 5.766. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Britani të Madhe është 124.797 dhe numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në të gjithë pandeminë është më shumë se katër milionë – 4.228.998.

Të dhënat e qeverisë britanike deri më 8 mars tregojnë gjithashtu për 23.773.959 vaksinime në Britaninë e Madhe deri më tash, 22.592.528 ishin dozat e para - një rritje prej 215.273 në një ditë më parë. Rreth 1.181.431 ishin doza të dyta, një rritje prej 38.788.

Vranësirat do të jenë jo stabile dhe parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore, në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë, kryesisht ditën e mërkurë, ndërsa ditën e enjte parashihet që pas vranësirave të shoqërohet edhe me intervale diellore. 

Reshje më intensive parashihen në rrafshin e Dukagjinit, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashihet me reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.