Murgesha katolike u përpoq të ndalonte dhunën policore në Mianmar
Një murgeshë katolike u përpoq të ndalonte policinë të ndiqte protestuesit antiushtarakë në qytetin Myitkyina, në veri të Mianmarit.
Videot e qarkulluara në mediat sociale tregojnë se si një murgeshë e veshur me një mantel të bardhë dhe shall të zi gjunjëzohet në rrugë dhe përpiqet të negociojë me policinë.
Në një intervistë telefonike, Tawng tha se ajo kishte kërkuar nga policia të mos sulmonte civilët. "Unë u luta që ata të mos dëmtonin protestuesit, por t'i trajtojnë ata si anëtarë të familjes së tyre," tha Tawng, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
"Unë thashë se ata mund të më vrisnin, por nuk do të dorëzohem derisa të premtojnë se nuk do të prishin demonstratën me forcë", deklaroi ajo.
Tawng tha se policia e kishte siguruar atë që nuk do të kryhej asnjë dhunë dhe se ishte detyra e tyre të kujdeseshin vetëm për sigurinë në rrugë.
Sidoqoftë, shpejt u bë e qartë se kërkesat e murgeshës jehuan në veshët e shurdhër.
Të paktën dy protestues u vranë dhe disa u plagosën, kur policia shpërndau protestën.
“Kemi dëgjuar të shtëna, pashë një djalë të ri, koka e të cilit ishte çarë dhe gjaku rrodhi në rrugë”, tregoi ajo.
Motra Nu Tawng është pjesë e grupit të murgeshave katolike që drejtojnë klinikën në Myitkyina, me një popullsi prej 300,000 banorësh.
Kongregacioni katolik i Shën Fancis Xavier ka funksionuar në një qendër provinciale me shumicë Budiste, pranë kufirit Kinez, për dekada.
Tawng, siç deklaroi medieve botërore, u përpoq të sillte disa nga të plagosurit në klinikë për trajtim.
“Dyshemeja e klinikës ishte e mbuluar me gjak. Kjo më trishton shumë, jeta duhet vlerësuar”, deklaroi ajo./RTKLive























