09:43 / 10.03.2021
Gjermania dëshiron bashkëpunim me SHBA për sanksione ndaj Rusisë e Kinës
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, deklaron se është i hapur për bashkëpunimin e mundshëm me Shtetet e Bashkuara për sanksione ndaj regjimeve të Rusisë dhe Kinës, për çështjet e të drejtave të njeriut.
Maas thotë se bashkëpunimi transatlantik midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë duhet të forcohet në çështjet e vlerës që bashkojnë vendet, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Një bashkëpunim i tillë i mungonte koordinimi i SHBA nën presidentin Donald Trump, sipas Maas. Gjermania ka vendosur sanksione ndaj Rusisë së bashku me vendet e tjera të BE për shkak të mbështetjes ruse për grupet separatiste në Ukrainë dhe trajtimit të organeve ruse ndaj kritikëve të regjimit./RTKLive























