Bullgari, shifra më e lartë e virusit në tre muajt e fundit
BKT
   Bota

Bullgari, shifra më e lartë e virusit në tre muajt e fundit

Bullgaria raporton për 3,502 raste të reja të covid-19 brenda 24 orësh.

Shifra e së mërkurës është shifra më e lartë ditore në tre muaj, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Bullgaria tashmë ka ndaluar operacionet jourgjente në shumë qytete.

Por tani mund të jetë e rëndësishme për autoritetet shëndetësore rajonale të mbyllin shkollat, qendrat tregtare, palestrat dhe restorantet nëse e gjykojnë të nevojshme.

Deri më tani, Bullgaria ka regjistruar mbi 266,000 raste të covid-19 dhe më shumë se 10,900 vdekje./RTKLive