Sulm me bombë ndaj ekipit kundër COVID-19 në Somali, të paktën një i vdekur
Të paktën një person e ka humbur jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një shpërthim me bombë në kryeqytetin somalez Mogadishu.
Të paktën një person e ka humbur jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një shpërthim me bombë në kryeqytetin somalez Mogadishu.
Sipas SNTV të drejtuar nga shteti, "një shofer ka vdekur dhe tre persona kanë pësuar lëndime pasi terroristi shënjestroi një automjet që transportonte anëtarë të ekipit kundër COVID-19 në rrethin Kaaraan të Mogadishut".
Abdifatah Hassan, një oficer policie në kryeqytet, për AA tha se ishte një shpërthim që plagosi dy pjesëtarët të personelit të sigurisë që shoqëronin ekipin shëndetësor kundër COVID-19.
Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Të martën, zyrat e misionit paqeruajtës të OKB-së dhe Unionit Afrikan në Mogadishu u vunë në shënjestër të sulmeve me predha mortaje. Organizata terroriste Al-Shabaab mori përgjegjësinë për sulmin.























