11:49 / 10.03.2021
Infektologu Izet Sadiku emërohet u. d. i drejtorit të Klinikës Infektive
Infektologu Izet Sadiku është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lajmine ka konfirmuar vet infektologu Sadiku, i cili tha se emërimi i tij si u.d të drejtorit në këtë Klinikë është bërë gjatë ditës së djeshme (e martë).
“Po jam emëruar ushtrues detyre i drejtori të Klinikës Infektive në QKUK. Emërimi im u bë dje”, tha Sadiku.
Ndërkaq, në krye të Klinikës Infektive për një kohë të shkurt pas dorëheqjes së u.d të drejtoreshës Lindita Ajazaj Berisha, ishte infektologia Sadije Namani./telegrafi























