12:27 / 10.03.2021
BE-ja do të marrë 4 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit
Bashkimi Evropian ka rënë dakord me Pfizer dhe Biontech për të shpërndarë katër milionë doza shtesë të vaksinës gjatë dy javëve të ardhshme.
Kështu njofton Komisioni përkatës i BE-së, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKLive.
Dozat e reja të vaksinës synojnë, ndër të tjera, të lehtësojnë lëvizjen e lirë brenda Unionit dhe të luftojnë variantet e reja të virusit.
Komisioni ka shprehur shqetësimin për përhapjen e shpejtë të varianteve të reja virusale në shtetet anëtare të BE-së.
Në Tirol të Austrisë dhe Nisë të Francës, ndër të tjera, përhapja e varianteve të reja virusale në popullatë ka çuar në një rritje të numrit të pacientëve që kanë nevojë për shtrim në spital./RTKLive























