Finlandë, 779 raste të reja me koronavirus
BKT
   Bota

Finlandë, 779 raste të reja me koronavirus

Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie (THL), raporton 779 raste të reja të koronavirusit brenda 24 orëve.

Sipas Institutit për Shëndet dhe Mirëqenie 63,889 raste të infeksionit me covid-19 janë konfirmuar deri më tani në Finlandë.

Ndërsa bëhet e ditur se që nga e premtja 1,295 raste ishin variante të virusit të mutuar.

Sipas të dhënave të së martës, numri i të vdekurva nga koronavirusi arrin në 776 njerëz.

Ndërkaq incidenca, dmth numri i infeksioneve për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit, është 151.

Derisa bëhet e ditur se deri të martën, rreth 490,479 njerëz kishin marrë dozën e tyre të parë të vaksinës, e cila korrespondon me rreth 8.8 për qind të popullsisë së vendit, ndërkohë që 84,930 persona morën edhe dozën e dytë./RTKLive