Meksikë: Valë vrasjesh të politikanëve përpara zgjedhjeve
BKT
   Bota

Meksikë: Valë vrasjesh të politikanëve përpara zgjedhjeve

Më shumë se 60 politikanë janë vrarë në Meksikë në gjashtë muajt e fundit.

Rrëmbimet, kërcënimet ndaj të afërmve, zjarrvëniet dhe zhvatjet, janë disa nga metodat e përdorura nga kartelet e drogës dhe kriminelët e tjerë, për të bërë presion ndaj politikanëve përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Më 6 qershor, zgjedhjet kombëtare, rajonale dhe lokale do të mbahen në Meksikë, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKLive.

Për politikanët në vendin e Amerikës Latine - jo më pak në nivelin lokal - vendimi për të dalë në zgjedhje mund të jetë kërcënues për jetën, për shkak të dhunës së rëndë që lidhet me korrupsionin dhe trafikimin e drogës me vlerë miliarda dollarësh.

Kështu ishte për Ignazio Sanchez. Ai kandidoi për kryetar të qytetit bregdetar të Puerto Morelos dhe u qëllua për vdekje në 24 shkurt.

“Ai vlerësohej mirë. Jo si ata që mund të jenë të lidhur me krimin e organizuar dhe shoqërohen me truprojat. Ishte një vrasje politike.

“Ishte e qartë se ai kishte fituar zgjedhjet, thotë një person i afërt me Sanchez.

Para vdekjes së tij”, deklaroi një 42-vjeçar u tha miqve të tij më të ngushtë se një politikan rival kishte premtuar të paguante dyqind mijë eurov personin që vrau Sanchez.

Dhjetëra kartele dhe banda të tjera të angazhuara, ndër të tjera, në kontrabandën e drogës dhe trafikimin njerëzor janë aktive në Meksikë.

“Përveç kërcënimit ndaj tyre, disa banda po përpiqen të "sponsorizojnë" politikanë”, mendon gazetari gjurmues, Anabel Hernández.

“Një kryetar bashkie, që merr fitoren në shtëpi me ndihmën e krimit të organizuar ose si rezultat i korrupsionit, do të jetë një kukull”, theksoi kohët e fundit presidenti Andrés Manuel López Obrador. Dhuna politike është pjesë e spirales së gjerë dhe më të madhe të dhunës që pllakos Meksikën.

Më shumë se 300,000 njerëz janë vrarë, që kur qeveria vendosi ushtrinë më 2006 për të luftuar kartelet dhe bandat.

Më shumë se 150 politikanë u vranë gjatë fushatës zgjedhore, veçanërisht të përgjakshme në 2018, kur Lopez Obrador erdhi në pushtet, njofton firma konsulente Etellekt.

Ndërsa Gerardo Rodriguez, një ekspert i sigurisë në Universidad Autónoma në Puebla, thotë se bandat përdorin forcë për të siguruar që politikanët që zgjidhen, të mos ndëshkojnë kartelet për veprimtaritë e tyre.

“Spiralja drejtohet gjithashtu nga udhëheqësit politikë lokalë që përdorin forcë, sepse pushteti i tyre kërcënohet", thekson Rodriguez.

Midis viteve 2006 dhe korrik 2020, 192 kryetarë bashkish, ish-kryetarë bashkie dhe politikanë të tjerë, u vranë, bën të ditur një organizatë qeverisë lokale meksikane.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, 66 politikanë të tjerë janë vrarë, njoftojnë mediet e huaja. "Organizatat kriminale po përpiqen të forcojnë aktivitetet e tyre përmes kërcënimeve dhe duke rritur ndikimin e tyre politik," deklaroi së fundmi ministrja e Sigurimit, Rosa Rodríguez.

Qeveria, ndërkohë, premtoi të rrisë sigurinë për kandidatët politikë përpara zgjedhjeve të qershorit./RTKLive