Greqi: Pesë vjet burgim për zjarrvënie në kampin e Lesbos
Ishte dënimi për dy të rinj afganë që konsiderohet se kanë ndezur zjarrin, ku për pasojë shkatërroi kampin më të madh të migrantëve në Greqi, Moria, në ishullin e Lesbos.
Ngjarja ka ndodhur në vjeshtën e kaluar.
Dënimi u dha pas një diskutimi gjashtorësh në gjykatën në Lesbos, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKLive.
Gati 13,000 njerëz, shumë prej tyre familje me fëmijë dhe të moshuar, u detyruan të flinin në qiell të hapur për disa ditë, derisa është ngritur një kamp i përkohshëm çadrash.
Të dy afganët ishin 17 vjeç, kur u arrestuan nën dyshimin për zjarrvënie, bën të ditur Qendra Ligjore e Lesbos, një organizatë që siguron mbështetje ligjore për migrantët dhe azilkërkuesit.
Sipas grupit, nuk ka prova të besueshme kundër afganëve dhe vendimi do të apelohet.
Katër të rinj të tjerë u arrestuan në lidhje me zjarret.
Ata janë ende në pritje të gjykimit.
Moria është një nga dhjetërat e kampeve të paraburgimit për refugjatët dhe migrantët që u ndërtuan në Greqi pas krizës, më 2015.
Kampi për vite me radhë është kritikuar për kushtet nën standarde sanitare./RTKLive























