Turqia dhe Greqia ulen për bisedime më 16 mars
Greqia dhe Turqia do të zhvillojnë ciklin e 62 të bisedimeve eksploruese( teknike) në datën 16 Mars.
Lajmi bëhet me dije nga ministria e jashtëm grekë.
Pas një ndërprerje pesë-vjeçare, të bisedimeve eksploruese mes dy fqinjëve, zyrtarët turq dhe grekë u takuan më 25 janar në Stamboll për të diskutuar mosmarrëveshjet dypalëshe të pazgjidhura për dekada, kryesisht për përcaktimin e kufijve të zonave detare, ndërsa pretendojnë zonat ku ka rezerva të gazit dhe naftës në Mesdheun Lindor dhe Egje.
Takimi zgjati shumë pak orë dhe si gjithnjë asgjë nuk u arrit.
Athina i dërgoi më pas një ftesë Ankarasë duke sugjeruar që bisedimet të rinisin në fillim të marsit, para një takimi të nivelit të lartë të BE me Turqinë.
Lajmin e vërtetojnë edhe mediat turke.























