AI: Protestuesit në Mianmar ekzekutohen me armë lufte
BKT
   Bota

AI: Protestuesit në Mianmar ekzekutohen me armë lufte

"Taktikat janë larg nga të reja, por dhuna e tyre vdekjeprurëse nuk është transmetuar kurrë si më parë," tha Joanne Mariner e Human Rights Watch, e cila ka shqyrtuar disa filma në mediat sociale, në Mianmar.

Më shumë se 50 video nga mediat sociale, ku dëshmohen protestues të vrarë në protesta në Mianmar, janë shqyrtuar nga Amnesty International.

Organizata e të drejtave të njeriut beson se shumë prej vrasjeve mund të krahasohen me ekzekutime të pastra, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKLive.

Siç bën të ditur OKB, që kur junta mori pushtetin në një grusht shteti në 1 shkurt, forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën 60 protestues.

"Taktikat e ushtrisë së Mianmarit janë larg nga të rejat, por dhuna e tyre vdekjeprurëse kurrë më parë nuk është transmetuar drejtpërdrejt në mënyrë që të mund të ndiqet nga e gjithë bota," deklaroi Joanne Mariner, shefe e administrimit të krizave të Amnesty.

Sipas Amnesty, disa nga njësitë që janë vendosur kundër protestuesve kanë kryer më parë mizori kundër grupit etnik Rohingyer, të cilët qenë detyruar më shumë se 700,000 të largohen.

"Këta janë komandantë të thekur, të cilët tashmë janë përfshirë në krime kundër njerëzimit. Ata kontrollojnë trupat e tyre dhe përdorin forcë vdekjeprurëse dukshëm," tha Joanne Mariner, drejtoresha e administrimit të krizave të Amnesty.

Ushtria ka thënë më parë se po vepron me kujdes kundër protestave të mëdha që janë zhvilluar që nga marrja e tyre.

Por, sipas Amnesty, pushkë snajperësh dhe mitraloza janë përdorur kundër protestuesve.

Junta ushtarake ka rrëzuar udhëheqësin e zgjedhur Aung San Suu Kyi dhe qeverinë e saj.

Një numër politikanësh të zgjedhur janë arrestuar, nga të cilët, të paktën, dy përfaqësues të partisë në pushtet NLD kanë vdekur.

Aung San Suu Kyi është burgosur në një vend të panjohur.

Deri tani gati 2000 njerëz janë arrestuar./RTKLive