09:39 / 11.03.2021
Të paktën tre njerëz u qëlluan për vdekje në Hjuston
Të paktën tre persona janë qëlluar për vdekje në Hjuston, në shtetin amerikan të Teksasit, njofton policia e qytetit në një postim në Twitter.
Rrethanat lidhur me incidentin ende janë të paqarta dhe policia aktualisht nuk ka asnjë autor të dyshuar lidhur me rastin, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKLive.























