SHBA, sanksione ndaj liderit të juntës ushtarake t ë Mianmarit
BKT
   Bota

SHBA, sanksione ndaj liderit të juntës ushtarake t ë Mianmarit

Në fakt, Shtetet e Bashkuara thanë se do të vendosin sanksione ndaj dy të fëmijve të udhëheqësit të juntës ushtarake të Mianmarit.

Sanksionet po vendosen në përgjigje të grushtit të shtetit ushtarak të shkurtit dhe dhunës pasuese ndaj protestuesve.

Në njoftimi të Departamentit të Thesarit të SHBA, qartësohet në fakt se sanksionet vendosen ndaj dy të rinjve e udhëheqësit të juntës, Min Aung Hlaing, të cilët kanë disa zotërime biznesi që kanë përfituar drejtpërdrejt nga "statusi dhe ndikimi i keq" i babait të tyre, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKLive.

Si rezultat i sanksioneve, të gjitha pasuritë e tyre në Shtetet e Bashkuara, janë ngrirë.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur në të kaluarën sanksione ndaj disa gjeneralëve të kapur, duke përfshirë Min Aung Hlaing, i cili është komandanti i forcave të armatosura të vendit.

Sipas Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, forcat e sigurimit të Mianmarit kanë qenë duke sulmuar brutalisht, duke shkaktuar vdekjen e shumë protestuesve të paarmatosur, që nga grushti i shtetit, me urdhër të komandantëve të forcës ushtarake.

"Ne i dënojmë këto sulme të tmerrshme," tha ai në një deklaratë.

Sipas Blinken, sanksionet më të fundit, synojmë t’i pengojmë ata që përfitojnë financiarisht nga lidhjet e tyre me regjimin ushtarak./RTKLive