Finlandë:Të vaksinohen edhe ata që nuk kanë status të rregullt të qëndrimit
BKT
   Bota

Finlandë:Të vaksinohen edhe ata që nuk kanë status të rregullt të qëndrimit

Për të arritur një mbulim sa më të madh të vaksinimit, autoritetet tani rekomandojnë që edhe njerëzit, të cilët nuk kanë statusin e rregulluar të lejeqëndrimit të përhershëm në Finlandë të vaksinohen.

Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë të Finlandës rekomandon që bashkitë dhe rajonet, gjithashtu, të ofrojnë vaksinim kundër koronavirusit për personat që nuk kanë lejeqëndrim të përhershëm në Finlandë ose të cilët për ndonjë arsye tjetër nuk kanë të drejtë për shërbime parandaluese të shëndetit publik në Finlandë.

Ministria rekomandon që vaksinimi të bëhet falas, njoftojnë meiet finlandeze, transmeton RTKLive.

Ministria e arsyeton rekomandimin e saj duke thënë se është e nevojshme të arrihet sa më shumë mbulim i vaksinimit në mënyrë që të mbrohet shëndeti publik.

Rekomandimi bazohet pjesërisht në Rregulloren e Bashkimit Evropian për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore.

Rekomandimi i Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë zbatohet, ndër të tjera, për personat që kanë sigurim shëndetësor në një vend tjetër brenda Bashkimit Evropian ose Zonës Ekonomike Evropiane ose në Zvicër, si dhe personave që janë certifikuar nga Institucioni Kombëtar i Pensioneve për e drejta për përfitime të kujdesit në Finlandë.

Rekomandimi nuk vlen për udhëtarët ose vizitorët që vizitojnë Finlandën vetëm për një kohë të shkurtër.

Rekomandimi i Ministrisë nuk e ndryshon skemën e vaksinimit që qeveria ka krijuar më parë./RTKLive