Kamboxhia raportoi vdekjen e parë nga COVID-19
BKT
   Bota

Kamboxhia raportoi vdekjen e parë nga COVID-19

Në njoftimin e bërë nga ministria e Shëndetësisë thuhet se një pacient 50-vjeçar në spitalin Miqësia Kmer Sovjetike në kryeqytetin Phnom Penh, ka humbur jetën nga COVID-19.

Kamboxhia ka raportuar vdekjen e parë nga koronavirusi i ri (COVID-19) që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga ministria e Shëndetësisë e vendit, thuhet se një pacient 50-vjeçar në spitalin Miqësia Kmer Sovjetike në kryeqytetin Phnom Penh, ka humbur jetën nga COVID-19.

Ligji që mundëson zbatimin e dënimit përfshirë edhe burgimin ndaj atyre që nuk i respektojnë masat kundër virusit ishte miratuar më 5 mars.

Për shkak të rritjes së rasteve në Phnom Penh shkollat dhe hapësirat publike janë të mbyllura që nga 20 shkurti.

Qeveria për shkak të rritjes së rasteve, më 8 mars kishte vendosur që hotelin me 500 dhoma "The Great Duke Phnom Penh" dhe që më shumë se 2 vite është jashtë funksionimit, ta shndërrojë në spital.

Në Kamboxhia deri më tani janë raportuar 1.163 raste me COVID-19.