Mbështetja e rusëve për partinë e Putinit “Rusia e Bashkuar” bie në 27%
BKT
   Bota

Mbështetja e rusëve për partinë e Putinit “Rusia e Bashkuar” bie në 27%

Bazuar në hulumtimin e opinionit publikë të kryer në Rusi nga Levada Center, në rast që do të votohej tani për Dumen Ruse, vetëm 27% e rusëve do të votonin për Rusinë e Bashkuar.

Hulumtimi është kryer nga 18 deri me 24 shkurt, ndërsa nëse i krahasojmë të dhënat e hulumtimit të fundit me të dhënat e hulumtimit që Levada Center e kishte kryer në gusht të vitit tëkaluar, shohim se Rusia e Bashkuar ka rënie të mbështetjes prej 4%.

Rritje të mbështetjes tek votuesit rusë ka Partia Liberal Demokratike, ku 12% e të anketuarve janë shprehur të gatshëm të votojnë për liberalet, në krahasim me 8% sa kishte mbështetje në dhjetorë të viti 2019.

Levada në muajin shkurt kishte kryer një sondazh në lidhje me besimin e rusëve tek figurat politike ruse, ku nga të dhënat shihet që ka rënie të besimit tek presidenti Putin, ku vetëm 29% e rusëve i besonin presidentit rus. Deri sa Putin kishte rënie tëmbështetjes, lideri opozitarë Alexei Navalny kishte rritje tëmbështetjes duke arritur në 5%.

Nëse i krahasojmë të dhënat për mbështetjen e Rusisë sëBashkuar (me 27%) dhe besimin tek Putin (me 29%), duke e pasur parasysh që sondazhi për mbështetjen e politikanëve rusë ishte kryer pesë javë më herë dhe trendin në rënie të mbështetjes për Putin, atëherë mund të konkludojmë që mbështetja e Rusisësë Bashkuar dhe besimi për Putin janë përafërsisht të njëjta dhe sillen tek 27%.