15:34 / 11.03.2021
Egjipt: Afro 20 të vrarë nga një zjarr në një fabrikë
Të paktën 20 njerëz janë vrarë pasi një zjarr shpërtheu në një fabrikë veshjesh, në veri të Kajros, në Egjipt,
Kështu njoftojnë mediet vendore.
Rreth 20 persona të tjerë janë plagosur, të cilët janë dërguar në spital.
Fabrika me katër kate ndodhet në Obour, në periferi e kryeqytetit Egjiptian.
Zjarri shpërtheu të enjten në mëngjes, por tani është nën kontroll. /RTKLive























