Turqia planifikon të vaksinojë 50 milionë deri në vjeshtë
BKT
   Bota

Turqia planifikon të vaksinojë 50 milionë deri në vjeshtë

Ministri i shëndetësisë së Turqisë tha të enjten se vendi ka në plan të vaksinojë 50 milionë njerëz përpara vjeshtës.

Sot është saktësisht një vit që kur Turqia regjistroi rastin e saj të parë të konfirmuar të covid-19 dhe më 17 mars, personi i parë vdiq nga sëmundja, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKLive.

Bëhet e ditur se 67 vdekje të tjera u regjistruan në 24 orët e fundit.

Afro 29,227 njerëz janë konfirmuar të vdekur që nga fillimi i pandemisë./RTKLive